Hysaj i lumtur në Napoli, flet edhe për Ligën e Kampionëve
Hysaj ka folur edhe per debutimin e tij në Champions League dhe mënyren se si është ambientuar në ekipin e Napolit.
“Ka të drejtë trajneri kur thotë që ndeshjet duhen marrë një nga një. Në fillim duhet të mendojmë për Romën në kampionat, pastaj për Beshiktashin në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Hysaj
“Në ndeshjen e parë që luajta në këtë kompeticion ndjeva të njëjtat emocione si ato që kanë ndjerë edhe tifozët. ‘San Paolo’ është diçka që nuk e shikon kudo, të rrënqeth gjithë trupin”, shtoi ai.
Ai foli edhe për talentin Gabbiadini, për të cilin tha se do të bëjë gjëra të mëdha.
“Jam i sigurtë që do të bëjë gjëra të mëdha. Është një futbollist i rëndësishëm si gjithë të tjerët dhe do të japë maksimumin”.
Hysan foli edhe për jetën në qytetin e Napolit.
“Ndihem shumë mirë. Shkoj mirë me njerëzit, më pëlqen qyteti dhe gjithçka tjetër. Shpresoj që të vazhdoj të luaj për një kohë të gjatë te Napoli. Mund të qëndroj këtu për të gjithë 6 vitet e kontratës, ndihem si në shtëpi. Këtu duhet të jetosh duke u argëtuar dhe duke bërë batuta me gjithë njerëzit”. /Periskopi.com



