Gjest i mrekullueshëm nga Thiago Silva, e ftoi kapitenin e kundërshtarit për ta ngritur Kupën (Video)

Gjest i mrekullueshëm nga Thiago Silva, e ftoi kapitenin e kundërshtarit për ta ngritur Kupën (Video)

PSG për herë të katërt me radhë fitoi Kupën e Francës derisa në finale mposhti Les Herbiers, klub nga liga e tretë

Parisi nuk njeh kundërshtarë në Francë, derisa ka fituar Kampionatin tani ka fituar edhe Kupën ku në finale mposhti me rezultat 2:0 Les Herbiers, transmeton Periskopi.

Thiago Silva bëri një gjest që askush nuk e ka bërë deri më tash, e ftoi kapitenin e Les Herbiers, Sebastien Flochon për ta ngritur trofeun sëbashku.

Sebastien Flochon e pranoi ftesën e kapitenit të PSG me mjaft gëzim, pasi vështirë se do të arrijë një sukses të tillë ndonjëherë skuadra e Les Herbiers. /Periskopi/

Shpërndaje në: