Çfarë kampionati, Drita e përmbysë Trepçën 89, Pefqeli heroi i Prishtinës (Foto)

Çfarë kampionati, Drita e përmbysë Trepçën 89, Pefqeli heroi i Prishtinës (Foto)

Drita ka mposhtur me rezultat 3:1 Trepçën 89, ndërsa Prishtina fitoi në Prizren në minutat e fundit me golin e Mërgim Pefqelit

Skuadra nga Gjilani përmbysi rezultatin ndaj Trepçës 89, por festën e titullut ia mohoi Pefqeli që shënoi në fund të takimit në fitoren 1:0 të Prishtinës në Prizren, transmeton Periskopi.

Otto John kaloi në epërsi mysafirët me golin e shënuar në minutën e 5-të, ndërsa në pjesën e dytë Drita shënoi tre gola me anë të Fazliut 51′, 61′ dhe Gerbeshi 77′.

Prishtina fitoi me rezultat minimal 1:0 kundër Lirisë, ndërsa heroi i prishtinasëve ishte Mërgim Pefqeli që shënoi në minutën e 94-të.

Image result for mergim pefqeli prishtina

Tani titulli i kampionit do të vendoset në ndeshjen e fundit ku do të takohen Prishtina dhe Drita. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: