Policia e Kosovës e dënon tenorin Ramë Lahaj (Foto)
Ditët e fundit, tenori Ramë Lahaj ka qenë shumë i përfolur në mediet rozë.
Kjo për shkak të dekorimit me Medaljen e Dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës nga presidenti Hashim Thaçi, shkruan lajmi.net.
Së fundi, Lahaj përmes një fotografie të publikuar në rrjete sociale ka treguar se është gjobitur nga Policia e Kosovës.
Shkak për këtë gjobë ishte mosrespektimi i rregullave të komunikacionit, meqë rast u dënua me 200 euro.
“Dënimi sa vet rroga e policit”, ka shkruar ai me shaka në mbishkrimin e fotografisë.




