Të shtunën finalja e “Eurovizionit”, ja kur këndojnë tre shqiptarët (Foto)
Dje (e enjte) është mbajtur nata e dytë gjysmëfinale e festivalit të këngës evropiane “Eurovizion”.
Finalja e madhe e këtij festivali do të mbahet të shtunën (12 maj), ku do të garojnë 29 shtete, shkruan lajmi.net.
Në finale është edhe Shqipëria, që përfaqësohet nga Eugent Bushpepa me këngën “Mall” dhe që deri tani ka pranuar vetëm komente pozitive edhe nga kritikët e muzikës.
Por, përveç tij garojnë edhe dy shqiptarë tjerë, që janë Ermal Meta për Italinë dhe Eleni Foureira për Qipron.
Në listën e plotë të artistëve garues, mësohet se Shqipëria do të performojë e 12-ta, Qipro e 25-a dhe Italia e 26-a.




