Dani Alves jashtë Kupës së Botës

Dani Alves jashtë Kupës së Botës

 

Mbrojtësi brazilian ka lënduar gjurin në finalen e Kupës së Francës.

Kur kanë mbetur edhe pesë javë deri në fillim të Botërori, , ka ardhur një lajm aspak i mirë për kombëtaren braziliane të futbollit.

Mbrojtësi i djathtë i Paris Saint-Germain, Dani Alves nuk do të jetë pjesë e Seleçaos, për shkak të një lëndimi.

35-vjeçari u lëndua në finalen e Kupës së Francës mes PSG-së dhe Les Herbiers, ndërsa gjatë ditës së sotme iu nënshtrua analizave në prani të mjekëve të kombëtares braziliane.

Konstatimi i tyre ishte që  Dani Alves ka pësuar një dëmtim të rëndë në gju, çka e bën të pamundur rikuperimin e tij për ndeshjet e Kupës së Botës.

Duhet cekur se ky do të kishte qenë Botërori i fundit për Alves, pasi ai pritet të pensionohet nga kombëtarja braziliane.

 

Shpërndaje në: