Gjyqtari spërkati me shkumë fytyrën e futbollistit i cili shkaktoi faull (Video)
Një ngjarje interesante ka ndodhur në Rumani në ndeshjen ndërmjet Hermannstadt dhe Gaz Metan
Gjyqtari rumun aksidentalisht e spërkati me sprejin e tij lojtarin e Hermannstadt kur kishte akorduar një gjuajtje të lirë, transmeton Periskopi.
Mbrojtësi i Hermannstadt, Inout Stoica ishte shumë i pafat pasi u gjend në kohë dhe vend të gabuar dhe u spërkatë në fytyrë pa dashje nga gjyqtari kryesor i takimit.
Gjyqtari po e pastronte sprejin duke gjuajtur fillimisht anash, por pa e ditur që aty ishte një lojtar.
Ishte për të ardhur keq që ai nuk e kishte kuptuar se ishte një lojtar që qëndronte në atë drejtim dhe ai menjëherë kërkoi falje, edhe pse episodi u qesh nga Stoica. /Periskopi/



