Neymar: Kam frikë të rikthehem, por këtë duhet ta bëj sa më shpejt (Video)
Kupa e Botës pritet të fillojë edhe një muaj derisa Neymar sapo është rikthyer nga lëndimi
Ylli i PSG pritet të jetë lojtari kyç i Brazilit në Kupën e Botës, derisa spekulimet nuk kanë të ndalur dhe mediat raportojnë se ai do të transferohet te Real Madridi këtë verë, transmeton Periskopi.
“Pritjet janë të mëdha para Kupës së Botës,” ka thënë Neymar.
“Kam filluar të ecë përsëri, por gjithmonë ekziston frika e rikthimit.
“Unë duhet ta humbas shumë shpejt këtë frikë dhe të jem i gatshëm për Kupën e Botës.
Ish-ylli i Barcelonës tashmë është rikthyer në Paris ku është në fazën e fundit të rehabilitimit. /Periskopi/



