Klubi amerikan konfirmon interesimin për Wayne Rooney
D.C United është i interesuar për shërbimet e Wayne Rooney
Ylli anglez vitin e kaluar u rikthye te klubi i fëmijërisë, te Everton, por këtë verë pritet që pësëri të ndërrojë ambient, transmeton Periskopi.
“Marrëveshja nuk është kryer, por ka një interesim nga ana jonë,” ka thënë trajneri i D.C United, Ben Olsen.
32-vjeçari këtë edicion me Evertonin ka realizuar 31 paraqitje ku ka shënuar 10 gola. /Periskopi/




