Gattuso: Kisha frikë se Juve do të na shënonte gjashtë apo shtatë gola

Gattuso: Kisha frikë se Juve do të na shënonte gjashtë apo shtatë gola

Milani u mposhtë në finale të Kupës së Italisë me rezultat 4:0 nga Juventus

‘Zonja e Vjetër’ arriti që për 20 minuta të shënonte katër gola, ndërsa Gattuso e ka pranuar se kishte frikë mos skuadra e tij pas golit të katërt do të pësonte më shumë gola, transmeton Periskopi.

“Do të isha hipokrit nëse do të thoja që nuk jam i zhgënjyer nga finalja e Kupës së Italisë,” ka thënë Gattuso.

“Pas golit të katërt, unë u frikësova se do të pësonim gjashtë apo shtatë gola.

“Është fakt që Gigio bëri dy gabime, por kjo është pjesë e lojtë dhe duhet të jeni profesionist.

“Unë jam trajner, unë nuk vendos se kush qëndron dhe kush vjen. Për të ardhmen e Donnarummas duhet ta pyesni Mirabellin (drejtori sportiv i Milanit). /Periskopi/

Shpërndaje në: