Shpend Ahmeti ka një kërkesë për FFK-në për ndeshjen Prishtina-Drita
Shpend Ahmeti ka kërkuar nga Federata e Futbollit të Kosovës që të shikohen mundësitë që ndeshja e fundit të luhet stadiumin e qytetit në Prishtinë
Superliga e Kosovës në futboll nuk ka qenë asnjëherë më interesant se këtë edicion pasi titulli i kampionit do të vendoset në xhiron e fundit nëpërmjet përballjes direkte të dy pozitave të para, transmeton Periskopi.
Drita është e para në tabelë me 66 pikë, tre më shumë se Prishtina që është e dyta me 63 pikë të tubuara pas 32 ndeshjeve.
Më 19 maj do të luhet ndeshja Prishtina-Drita në Pejë, por kryetari i Prishtinës ka një kërkesë për FFK-në që kjo ndeshje të zhvillohet në kryeqytet.
“Xhiroja e fundit e Superliges së Kosovës në futboll është finale mbi finalet. Rrallë ndodhë që në xhiron e fundit të vendoset kampioni si në këtë edicion. Kjo lojë nikoqire për Prishtinën me Dritën është vendosur të luhet në Pejë. Kërkesa ime për Federaten, Punëkryesin e Ministrinë është që të shohim mundësinë që kjo lojë të luhet në stadiumin e Prishtinës. E dijmë që punimet nuk kanë përfunduar krejtësisht në tribuna po do të ishte hapje madhështore e stadiumit të renovuar të qytetit,” thuhet në postimin e Ahmetit në Facebook. /Periskopi/.



