Storia e mrekullueshme e 19-vjeçarit të Liverpoolit, vite më parë maskotë e klubit tani në finale të Champions League (Foto)
Trent Alexander Arnold pritet që të luajë në finalen e madhe të Champions League që do të luhet në Kiev më 26 maj ndërmjet Real Madridit dhe Liverpoolit
Alexander Arnold i kishte shikuar idhujt e tij, Steven Gerrard, Jamie Carragher dhe Xabi Alonso duke ngritur trofeun e Champions League në vitin 2005, ndërsa tani në moshën 19-vjeçari ai do të luajë në finalen e Champions League me Liverpoolin, transmeton Periskopi.
Mbrojtësi i djathtë i cili akoma jeton me nënën e tij dhe vëllezërit do të përballet me kundërshtarin më të vështirë të mundshëm, me Cristiano Ronaldon.
“Unë jam rritur afër Melwood (qendra stërvitore e Liverpoolit). Unë gjithmonë luaja futboll me shokët dhe vëllezërit e mi në shkollë, unë kam luajtur për tre ekipe lokale në vikend.” fillon rrëfimin Arnold.

“Si fëmijë shkoja shpesh në Melwood dhe shikoja si përgatiteshin për ndeshje të Champions League lojtarët si Gerrard, Carragher dhe Alonso.
Si u bë Arnold pjesë e Liverpoolit?
“Është histori interesante. Isha gati gjashtë vjeç dhe Liverpool organizoi një kamp veror. Ata dërguan disa ftesa në shkollën time, kur na pyesnin se kush dëshiron të merr pjesë në kamp të gjithë ngritëm dorën dhe fatmirësisht ishte përzgjedhur edhe emri im.
“Unë shkova në një seancë stërvitore 30-minutëshe dhe njëri nga skautët apo trajneri shkuan dhe i thanë nënës sime ‘a mund ta sillni djalin dy apo tre herë në javë këtu?’ dhe që nga atëherë unë jam lojtar i Liverpoolit.
Sa e rëndësishme është jesh hero lokal?
“Është shumë e rëndësishme. Unë duke u rritur kam parë Gerrard dhe Carragher, lojtarë lokal të cilët ishin inspirim për mua dhe motivim në të njëjtën kohë.

Arnold jeton akoma me familjen e tij e cila e ka ndihmuar të arrijë këtu ku është.
“Unë jetoj me nënën dhe vëllezërit. Ata janë kundër një lëvizjes time tani sepse shumë lojtarë të rinj janë larguar nga familja shumë herët. Ata fillojnë të marrin para dhe mendojnë se ia dalin vetë, por më pas e shohin se janë gabim. Pa ata unë nuk do të isha ku jam sot.
19-vjeçari do të luajë kundër pesë herë fituesit të ‘Topit të Artë’, por ai është i gatshëm ta testojë vetën edhe ndaj më të mirëve.
“Si një lojtar ju gjithmonë do të dëshironit ta testonit veten ndaj lojtarëve më të mirë dhe shpresoj që ta kem këtë mundësi në Kiev./Periskopi/




