Kush është Netta, vajza që fitoi Eurovizionin 2018

Kush është Netta, vajza që fitoi Eurovizionin 2018

 

Netta është fituesja e Eurovizionit për këtë vit. Kënga e saj e rrymës pop është frymëzuar nga lëvizja #MeToo dhe është bërë enkas për të promovuar fuqizimin e femrës.

Kënga u bë mjaft e famshme falë imitimit të pulës gjatë vijës muzikore dhe të shumtë ishin ata që e cilësuan si vajza-pulë.

Por, kush është Netta Barzilai?

Netta Barzilai është nga Hod HaSharon, Izrael. Ajo është muzikante 25-vjeçe dhe deri në moment të fundit ishte kandidatja e dytë pretendente për të fituar Eurovizionin.

Ajo performoi këngën “Toy”, të cilën e këndoi e vetme. Kënga mori miliona shikime në YouTube përpara nisjes së shfaqjes.

Netta ka thënë:

Kënga ka një mesazh të rëndësishëm. Zgjimi i fuqisë femërore dhe drejtësisë shoqërore, i mbështjellë me vibrime të lumtura dhe shumëngjyrëshe përçohet gjatë gjithë këngës”.

Duke folur për zërat e pulës që bëhen gjatë këngës, e reja tha për Wiwibloggs:

Zërat supozohen të imitojnë zërin e një frikacaku, të një pule. Dikush që nuk vepron si e ndjen dhe që të trajton si lojë”.

Kënga e Nettës hapet me fjalët “Më shikoni, jam një krijesë e bukur”.

Vitin e ardhshëm Eurovizioni do të mbahet në Jerusalem.

Shpërndaje në: