Mario Balotelli në Bundesliga, e kërkojnë ‘Milionerët’
Borussia Dortmund po e kërkon Mario Balotellin
Sulmuesi problematik do ta mbyll aventurën në Francë me Nicen dhe nga sezoni i ardhshëm pritet të ketë klub të ri, transmeton Periskopi.
Super Mario po kërkohet nga Dortmundi dhe ky transferim ‘Milionërve’ nuk do t’i kushtojë fare pasi italianit i skadon kontrata në fund të këtij edicioni me Nicen.
Balotelli ka shënuar 18 gola këtë edicion, ndërsa përveç Dortmundit për të kanë shprehur interesim edhe Roma e Napoli. /Periskopi/




