Përfundon kampionati në Angli: Liverpooli në Champions, Chelsea në Europa League (Foto)
Liverpooli ka shënuar fitore të lehtë ndaj Brighton me rezultat 4:0 dhe ka siguruar një vend për Champions League
Sot u zhvillua xhiroja e 38-të, e fundit në Premier League, ndërsa kampion për këtë edicion është Manchester City, transmeton Periskopi.
Liverpooli shënoi fitore 3:0 ndaj Brighton me Salah që shënoi dhe theu rekordin e golave (32), ndërsa Chelsea u mposhtë 3:0 nga Newcastle dhe në edicionin e ardhshëm do të jetë pjesë e Europa League.
Këto janë rezultatet e xhiros së fundit në kampionatin anglez:
Burnley-Bournemouth 1:1
Crystal Palace- West Brom 2:0
Huddersfield-Arsenal 0:1
Liverpool-Brighton 4:0
Man Utd-Watford 1:0
Newcastle-Chelsea 3:0
Southampton-Man City 0:1
Swansea-Stoke 1:2
Tottenham-Leicester 5:4
West Ham- Everton 3:1. /Periskopi/




