Ky çift dështon për ta kuptuar gjininë e foshnjës (Video)
Një çift në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përballur me momente të sikletshme kur kishte arritur momenti për të kuptuar gjininë e foshnjës së tyre.
Zakonisht mënyra më trendi për të ditur nëse bebeja është djalë apo vajzë, janë ëmbëlsirat, por kësaj radhe ndodhi të jetë një alarm fals.
Dyshja bashkë me djalin e tyre pesëvjeçar, u vunë në siklet të madh kur po ndanin ëmbëlsirën e tyre por askund nuk po figuronte ngjyra rozë apo blu brenda saj, gjë e cila do të dëshmonte për gjininë e bebes së tyre.
Momentet bëhen edhe më dramatike kur në ndejën e zbulimit të gjinisë së foshnjes në ardhje, afrohet për ta ndarë tortën edhe shërbyesja nga e cila ishte porositur torta por asgjë të mos ndryshonte ende.
Ndeja e organizuar nuk shkoi ashtu sic ishte planifikuar, pasi familjarët ishin kujdesur që gjininë e bebes ta mësonin përmes një dhurate tjetër por pa dijeninë e nënës së re.



