Vritet lideri i tifozëve të Partizanit të Beogradit

Vritet lideri i tifozëve të Partizanit të Beogradit

Mediat në Beograd raportojnë se në këtë rast është vrarë lideri i tifozëve të Partizanit, Aleksandar Stankoviq, jo shumë larg nga portat e Burgut Qendror të Beogradit, transmeton Koha.net.

Përveç tij, nga këto shtëna është plagosur rëndë një person tjetër, dhe siç raporton”Blic-i”serb, ai është një roje burgu me inicialet M. GJ.

Policia ka kryer një hetim dhe është në kërkim të autorit të këtij krimi, thuhet në një njoftim për media të Ministrisë së Brendshme të Serbisë.

Ai ishte bërë i njohur pas sulmit ndaj drejtorit të klubit të Partizanit, Milos Vazura, rrahjen e të cilit mund ta shikoni më poshtë.

Shpërndaje në: