Salah: Nuk jam në nivelin e Ronaldos dhe Messit

Salah: Nuk jam në nivelin e Ronaldos dhe Messit

Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah, nuk beson se ai është ende në nivelin e yjeve botërore, Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.

Krahasimi me dy lojtarët më të mirë në botë është i pashmangshëm, duke pasur parasysh golat e shumtë dhe paraqitjet e Salahut këtë sezon.

Kjo pasi, Salah së fundmi vendosi një rekord të ri prej 32 golash në një sezon të Ligës Premier gjatë 38 ndeshjeve.

Sulmuesi egjiptian i arriti këto gola në vetëm 36 ndeshje, duke kaluar emra të njohur si Ronaldo dhe Luis Suarez.

Salah u pyet në lidhje me krahasimet mes tij dhe Messit dhe Ronaldos, por egjiptiani u tregua i sinqertë duke thënë se nuk është në nivelin e tyre.

“Aspak”, u përgjigj fillimisht Salah kur u pyet nëse krahasimet mes tij dhe dy lojtarëve të mëdhenj e shqetësonin atë.

“Por, unë nuk dua të them se jam i kënaqur me këto lloj krahasime, sepse secili prej tyre ishte në nivelin më të lartë për 10 apo 11 vjet. Niveli i tyre i performancës është i qëndrueshëm”.

“Shpresoj se mund ta bëj këtë. Definitivisht, ata janë lojtarë të mëdhenj”, përfundoi egjiptiani.

Shpërndaje në: