Wenger kritikon tifozët e Arsenalit
Francezi beson se klubi londinez ka përkrahjen e plotë të tifozëve.
Mirëpo, ai jep një kritikë për këta tifozë, të cilët jo rrallëherë ankohen ndaj trajnerit 67-vjeçar.
“Unë besoj se tifozët janë prapa nesh”, tha francezi.
“Është e çuditshme sepse në vitin 2016 kemi humbur vetëm një ndeshje në udhëtim, atë te Manchester United. Kur i dëgjoni njerëzit ju nuk e besoni atë që ata thonë”.
“Më duhet të them se kritikat vijnë shpejt dhe ky është një virus që shfaqet shpejt por që ikën ngadalë. Mendoj se për momentin disponimi është pozitiv. Ne kemi reduktuar distancën me ekipet e mëdha. Duhet të vazhdojmë kështu”, përfundoi Wenger. /Periskopi.com



