Rozana Radi planifikon martesë me partnerin pas gjashtë vitesh romancë

Rozana Radi planifikon martesë me partnerin pas gjashtë vitesh romancë

Këngëtarja e njohur Rozana Radi prej 6 vitesh është në një lidhje me oficerin e Policisë Gjyqësore të Tiranës, Shpëtim Karakushi.

Lidhja e tyre u bë publike dy vjet më parë, teksa ata u shfaqën krah njëri-tjetrit në Pallatin e Kongreseve, kur Rozana fitoi çmimin e parë të Këngës Magjike.

Mbrëmjen e sotme këngëtarja ishte e ftuar në ‘Kurthin e Piter Pan’, ku u pyet për fëmijët nëse kishte apo jo një partner në jetën e saj.

Rozana tregoi se prej disa kohësh kishte në krahët e saj dikë që e bënte të qeshë dhe të ndihet mirë.

Moderatorja Alketa Vejsiu e pyeti Rozanën nëse kishin në plan të merrnin një hap për lidhjen e tyre.

“Çfarë? Të ndahemi thua?”, tha këngëtarja me shaka.

Më pas ajo pranoi se e kishin në plan martesën dhe do të ndodhte shumë shpejt, ndërsa për të pasur një fëmijë, Rozana tha se do të dëshironte të vinte kurdo që ta kishte shkruar Zoti.

Shpërndaje në: