Përdori kokainë, kapiteni i Perusë përjashtohet nga Kupa e Botës
Kombëtarja nga Amerika e Jugut, nuk do ta ketë në dispozicion kapitenin e saj, gjatë Botërorit.
Ylli i kombëtares së Perusë, Paolo Guerrero do të mungojë në Botërorin e këtij viti, pasi që ka dal pozitiv në testin e dopingut.
Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) pas një takimi me Agjencinë Botërore të Anti- Dopingut ka vendosur ta dënojë Guerreron me 14 muaj moslojë, raporton KosovaPress.
Lajmi i CAS u konfirmua edhe nga Federata Peruane e Futbollit (FPF).
Sulmuesi 34 vjeçar ka rezultuar pozitiv në përdorimin e kokainës, test që i ishte bërë atij pas ndeshjes ndaj Argjentinës në muajin tetor të vitit të shkuar.
FIFA kishte reduktuar ndalesën e tij në gjashtë muaj ku Guerrero u rikthye në aksion këtë javë për skuadrën e Brazilit, Flamengo në fillim të këtij muaji, kurse ai kishte shënuar të dielën kundër skuadrës Chapecoense.
Avokati i tij është ankuar se Guerrero aksidentalisht ka përdorur këta simulantë duke pirë çaj të kontaminuar dhe se lojtari ka protestuar për këtë gjë vazhdimisht.



