Putin duke vozitur kamionin mbi urën më të gjatë në Evropë (Video)

Putin duke vozitur kamionin mbi urën më të gjatë në Evropë (Video)

Presidenti rus Vladimir Putin ka drejtuar një kamion “Kamaz” duke përuruar urën e re kontroverse në Krime pa vënë rripin e sigurisë, gjë e cila është në kundërshtim me ligjin në Rusi.

Ura e re nga Rusia për në gadishullin e aneksuar të Krimesë është hapur të martën gjashtë muaj përpara afatit.

Por shumë media në Rusi kanë vënë theksin te Putin, i cili po voziste përgjatë urës pa rripin e sigurisë.

Rusia aneksoi Krimenë nga Ukraina më 2014, që shkaktoi përçarje dhe sanksione nga Perëndimi.

Të martën, Ukraina akuzoi Rusinë për thyerje të ligjit ndërkombëtar me hapjen e urës.

Për makina ura do të hapet të mërkurën.

 

Shpërndaje në: