Messi: E tmerrshme ta shohësh Neymarin te Reali
Lionel Messi ka thënë se do të ishte e tmerrshme ta shihte ish-bashkëlojtarin e tij, Neymar, te Real Madridi.
“Do të ishte e tmerrshme, shkaku i asaj që Neymar nënkupton për Barcelonën”, tha Messi për emisionin “Libero” në TyC Sports.
“Këtu ai fitoi tituj të rëndësishëm; Ligën e Kampionëve, La Ligën dhe do të ishte një goditje e rëndë për të gjithë”.
“Do ta bënte Real Madridin më të mirë dhe kur flas me të, ai e di”.



