Maturanti nga Vushtrria që habiti të gjithë, shkoi me kalë në mbrëmje të maturës

Maturanti nga Vushtrria që habiti të gjithë, shkoi me kalë në mbrëmje të maturës

Muaji maj njihet si muaji i sezonit të mbrëmjeve të maturës.

Kjo pasi që në Kosovë nxënësit e shkollave të mesme, qoftë ata që kanë vijuar mësimet në gjimnaz e qoftë ata që i kanë vijuar mësimet në Shkollat e Mesme Profesionale, këtë muaj i japin fund mësimit, për t’u përgatitur më pas që të arrijnë nivele më të larta arsimimi.

E natyrisht që secili nga maturantët ka dëshirë ta ketë vëmendjen në mbrëmjen ku e gjithë shoqëria mblidhen bashkë e festojnë për arritjet e tyre.

Ditë më parë një nxënës në Vushtrri ka marrë vëmendjen e të gjithë të pranishmëve teksa ka ardhur në mbrëmje i veshur me rroba kombëtare hipur mbi një kalë.
Në video paraqet pamjet e momentit teksa ky djalosh ka kaluar nëpër rrugët e qytetit me kalë.

Natyrisht që një parakalim i tillë është shumë interesant, pasi që jo çdokush do ta merrte guximin ta bënte një gjë të tillë. Teksa mund të shihni miqtë e shokët e tij që i qëndrojnë përpara e mbrapa me vetura luksoze, ky ka marrë vëmendje më shumë se të gjithë.

Shpërndaje në: