Interi prezanton fanellat e reja (Foto)
Klubi italian ka treguar fanellat me të cilat do të luajë edicionin tjetër.
Interi ka nisur të mendojë për sezonin 2018-2019, që shënon edh 20-vjetorin e bashkëpunimit me firmën e njohur të veshjeve sportive Nike.
Modeli i ri i fanellave ka kombinime me fanellat ndër vite të bashkëpunimit mes Interit dhe kompanisë amerikane, Versioni i fundit me shiritat klasikë zikaltër është në vetvete kombinim i modelit të parë të sezonit 1999-2000 dhe atë fanellës së shumë sukseseve të sezonit të tripletës 2009-2010.






