Kapiteni i Marseille shpërthen në lot, nuk arrin të luajë më shumë se 32 minuta në finale të Europa League (Video)
Dimitri Payet nuk ka arritur ta ndihmojë skuadrën e tij më shumë se 32 minuta
Marseille po luan në finale të Europa League me Atletico Madridin, ndërsa rezultati pas pjesës së parë është 1:0 në të mirë të spanjollëve, transmeton Periskopi.
Dimitri Payet u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 32-të dhe atë e zëvendësoi Maxime Lopez, derisa gjatë largimit nga fusha ai filloi të qante.

Golin e vetëm në këtë takim pas pjesës së parë e ka shënuar Griezmann në minutën e 21-të. /Periskopi/



