Interi ka gati kontratën e re për Icardin, me të edhe klauzolën liruese
Interi po përgatitë një kontratë të re për Mauro Icardin
Sulmuesi argjentinas e ka në tavolinë ofertën e re të Interit prej tetë milionë euro në sezon, gjithashtu edhe klauzolën liruese prej 180 milionë euro, transmeton Periskopi.
Gjithmonë sipas ‘FCInternews’ kontrata e tij do të jetë deri më 2023 me Icardin që do të përfitojë 8 milionë euro në sezon, ndërsa klauzola nga 120 milionë do të rritej në 180 milionë euro.
Për Icardin kanë shprehur interesim shumë klube evropiane, por vetë futbollisti ka thënë se ai së pari do të flas me klubin dhe pastaj do të vendos të ardhmen e tij. /Periskopi/



