Trofeu i takon Atletico Madridit, heroi i finales është Antoine Griezmann (Video)
Atletico Madrid është fituese e Europa League për sezonin 2017/18
Skuadra spanjolle mposhti në finale Marseille me rezultat 3:0, dy gola në këtë takim i shënoi i disponuari për lojë, Antoione Griezmann, ndërsa të tretin Gabi transmeton Periskopi.
Griezmann golin e parë e shënoi në minutën e 21-të pas një gabimi në fazën defanzive të Marseille, ku pas një pasimi të Gabit, sulmuesi i Atleticos nuk gabon para Steve Mandanda.

Atletico dyfishoi epërsinë në minutën e 49-të pas një tjetër goli të shënuar nga sulmuesi francez, i cili kësaj radhe realizoi një gol të bukur në portën e Marseille.

Në minutën e 88-të radha për të shënuar i erdhi edhe Gabit, i cili shënoi golin e fundit në këtë takim.
Francezët kishin rastet e veta në këtë takim, më të mirin në minutën e 80-të kur goditja me kokë e Mitrogoulu përfundoi vetëm në shtyllë.

Kujtojmë që kjo mund të jetë ndeshja e fundit e Griezmann me fanellën e Atletico Madridit, pasi mediat spanjolle bëjnë të ditur se ai tashmë ka marrëveshje me Barcelonën. /Periskopi/




