Bardhi ditë më parë ia dha dy gola të bukur Barcelonës, sot kërkohet nga dy klube të mëdha evropiane (Video)
Enis Bardhi po monitorohet nga skautët e Interit dhe të PSG
Mesfushori i Levantes shkëlqeu në ndeshjen ndaj Barcelonës ku edhe shënoi dy gola në fitoren 5:4, transmeton Periskopi.
Bardhi ka zgjuar interesimin shumë klubeve, ndërsa më të njohurat janë Interi nga Serie A dhe PSG nga kampionati francez.
22-vjeçari u transferua në vitin 2017 te Levante, por ai shumë shpejt do të bëhet me një klub më të madh pas formës së lartë që po e tregon këtë edicion në La Liga. /Periskopi/



