Chelsea ‘i tregon dhëmbët’ kampionit
Londinezët shënuan golin e parë në minutën e shtatë nëpërmjet sulmuesit Diego Costa.
Epërsinë e dyfishoi anësori Eden Hazard, i cili shënoi në minutën e 33-të.
Golin e tretë dhe të fundit në këtë takim e shënoi sulmuesi Victor Moses në minutën e 80-të.
Pas kësaj fitore, Chelsea arrinë kuotën e 16 pikëve pas tetë javësh, ndërsa Leicester mbetet me vetëm tetë pikë pas po kaq ndeshjesh. /Periskopi.com



