Zyrtare: Largohet ‘zemra’ e Juventusit (Video)

Zyrtare: Largohet ‘zemra’ e Juventusit (Video)

Gianluiggi Buffon do të largohet nga Juventus pas 17 viteve

Portieri legjendar është njëri nga më të dashurit nga tifozët e Juventusit, ai nuk e la ‘Zojnën e Vjetër’ edhe kur kjo e fundit u dëbua për në Serie B, transmeton Periskopi.

“Të shtunën do të jetë ndeshja ime e fundit me Juventusin,” ka thënë Buffon në konferencën për shtyp.

“Mendoj që është mënyra më e mirë për të përfunduar aventuren time këtu, me dy fitore të mëdha, (Serie A dhe Coppa Italia),”.

40-vjeçari ka zhvilluar mbi 500 paraqitje me Juventusin, ndërsa e ka pranuar që ka oferta nga klube të ndryshme. /Periskopi/

Shpërndaje në: