Tuna ka ide të ‘çmendura’, shikoni çka bën këtë herë (Foto)
Ndonëse është shumë e vlefshme dhe e shëndetshme, a nuk duket çmenduri kjo që po bën Altuna Sejdiu pas lindjes, shkruan Kosovarja.
Ajo përveç tjerash gjithmonë ka patur ide më të veçanta dhe shumë të guximshme. Tuna shquhet për stilin, muzikën çdo herë ka sjellë diçka të re dhe të freskët në projekte.
E në këtë pikë ajo është këmbëngulëse ndaj linjave trupore, i ka vënë vetës qëllim që me ardhjen e projektit të radhues dhe të parin pas lindjes të lë të gjithë gojë hapur.
Tunën epiteti nënë e ka ndryshuar shumë por edhe e ka shtuar shumë bukurin, pa dyshim qe duket edhe më femërore se më parë. Imazhi i minutave më parë tregon vendosmërinë e këngëtares, ajo shumicën e aktiviteteve sportive e shfrytëzon natyrën. Edhe këtë herë ajo ka mbledhur disa nga mikeshat bashkë me fëmijët në karroca kanë vendosur të bëjnë pak palestër. Pamje shumë e këndshme dhe motivim për shumë nëna të reja, ku mund të shfrytëzojnë këto hapësira.




