Pse Ismet Munishi është ‘baba’ i futbollit kosovar?

Pse Ismet Munishi është ‘baba’ i futbollit kosovar?

Ismet Munishi ka thënë se vetëm Fadil Vokrri ka karrierë më të mirë futbollistike, ndërsa për epitetin ‘baba’ i futbollit kosovar thotë që nuk e ka marrë nga futbolli

Munishi njihet si një trajner mjaft karizmatik dhe ka një vetëbesim të plotë se ai është më i miri në futbollin kosovar, raporton Periskopi.

I pyetur se pse njerëzit duhet të mendojnë se Munishi është baba i futbollit kosovar, ai ka dhënë këtë përgjigje.

“Rrethanat se si e kam fituar titullin (me Vushtrrinë), prodhimi i një supertalenti si Milot Rashica, kemi prodhuar edhe trajner të mirë, suksesi me Hajvalinë, dy vite nënkampion ku Feronikeli ka qenë superfuqi, kemi tregu shumë lojëra të mira me Hajvalinë, pastaj puna që e kam bërë te Drita,” ka thënë Munishi.

“Karriera ime si futbollist, që në futbollin e Kosovës, vetëm Fadil Vokrri ka pasur një karrierë më të madhë, këtë duhet ta them pa modesti.

Munishi ka zbuluar se nofkën ‘baba’ e ka marrë nga jashtë futbollit, por që në kohë është transferuar në futbollin kosovar.

“Nokën e kam marrë nga jashtë futbolli, po ajo është transferu edhe në futboll, e tash kur kanë fillu me më thirrë në futboll unë po mundohem edhe me majt,”. /Periskopi/

Shpërndaje në: