Wenger: Ky është gabimi im më i madh që kam bërë te Arsenali
Arsene Wenger ka thënë se gabimin më të madh te Arsenali e kishte bërë me Cristiano Ronaldo
Tekniku francez kaloi plotë 22 vite tek Arsenali, ku gjatë kësaj periudhe kishte sjellur shumë lojtarë të mëdhenj në skuadër, madje ishte afër transferimit të Cristiano Ronaldos me të cilin kishte dështuar, transmeton Periskopi.
“Një lojtar që unë e di se e kemi humbur dhe që më bie vazhdimisht në mendje është Cristiano Ronaldo,” ka thënë ëenger.
“Ai ishte këtu me nënën e tij dhe ne ishim shumë afër. Më pas erdhi Man United që e kishte Carlos Queiroz (asistent i Fergusonit).
“United më pas luajti me Sportingun dhe Ronaldo tregoi një paraqitje fantastike ku më pas edhe nënshkruajtën me të,”. /Periskopi/




