Konfirmohet edhe një largim tjetër nga Juventusi

Konfirmohet edhe një largim tjetër nga Juventusi

Kwadwo Asamoah do të largohet këtë verë nga Juventus

Pas Gianluiggi Buffon që ka konfirmuar se ndeshja e nesërme me Veronan do të jetë e fundit në fanellën e ‘Zonjës së Vjetër’, tani edhe Asamoah ka bërë të ditur se gjatë verës do të largohet nga Juve, transmeton Periskopi.

“Nuk mund të përshkruhet me fjalë se sa i vështirë ishte ky vendim pasi unë jam shumë krenar për kohën time këtu,” ka thënë Asamoah.

“Kam luajtur me legjenda dhe disa nga lojtarët më të mirë në botë, kam luajtur me gjeneratën e artë të Juventusit.

Reprezentuesi ganez ka bërë 156 paraqitje me kampionin e Italisë që nga koha kur u transferia në vitin 2012 nga Udinese, ndërsa klubi i tij i ardhshëm pritet të jetë Interi. /Periskopi/
Image result for asamoah juventus 2018

Shpërndaje në: