Prishtina apo Drita? – Talljet e qëndrimet e kundërta të Lutfi Hazirit e Arban Abrashit (Video)
Prishtina do të takohet me Dritën këtë të dielë në Pejë ku edhe do të përcaktohet se cila skuadër do të jetë kampione e këtij edicioni në Vala Superliga
Vëmendja kryesore e kësaj javë është në futboll pasi do të luhet xhiroja e fundit e Vala Superligës, e cila do të mbyllet si është më së miri me një ndeshje ku do të vendoset titulli i kampionit, transmeton Periskopi.
E për këtë ndeshje u fol madje edhe në konferencën javore të LDK-së.
Lutfi Hazirii në fund të konferencës u pyet se a do ta fitojë kampionatin Drita.
“Besoj shumë që Drita, Drita do të jetë kampion rikthimi i Kupës në Gjilan do ta bëjë gjithë Kosovën krenar,” ka thënë Haziri.
Por, i këtij mendimi nuk ishte kolegu i tij nga radhët e LDK-së dhe ish-kandidati për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, i cili tha:
“Unë mendoj Prishtina”. /Periskopi/



