“Salah duhet të jetë inspirim për Lukakun”
Andy Cole, ish-lojtar i Manchester United ka thënë se Romelu Lukaku duhet të inspirohet nga Mohamed Salah
Ylli i Liverpoolit u shpall lojtari më i mirë në Premier League këtë edicion, ndërsa kishte shënuar një numër rekord golash, 32, transmeton Periskopi.
“Nëse Lukaku fillon të luajë më tërë forcën e tij atëherë United do të merr më të mirën nga ai,” ka thënë Cole.
“Nëse e shihni atë se çfarë ka bërë Salah te Liverpool këtë sezon, shumë merita shkojnë për të.
“Liverpool luajti më shumë me të. Pasoja topin herët dhe ai do të shënojë gol. Ai kështu arriti në shifrën e 44 golave këtë sezon. Salah duhet të jetë inspirim për Lukakun,”. /Periskopi/.



