Iniesta: Nëse ky lojtar nuk qëndron do të ishte një humbje e madhe për Barcelonën
Andres Iniesta ka thënë se Barcelona nuk duhet ta shesë Sergio Busquets
Sergio Busquets këtë verë mund të largohet nga Barcelona pasi lojtari ka kërkuar një rritje të pagës të cilën klubi akoma nuk e ka bërë, transmeton Periskopi.
“Nëse Busquets nuk qëndron do të ishte një gabim i madh. Ai është njëri nga lojtarët kryesor,” ka thënë Iniesta.
“Unë nuk e di se si qëndrojnë gjërat personalisht, por nuk është mirë që klubi ta lejojë largimin e tij,”.
Ndryshe legjenda e Barcelonës javën e ardhshëm do të zbuloj klubin e tij të ri. /Periskopi/




