Joe Hart shfaq frustrimin në Instagram pasi nuk mori ftesë për Kupën e Botës (Foto)
Kupa e Botës fillon më 14 qershor, ndërsa Anglia tashmë ka bërë publike listën e 23 lojtarëve pjesëmarrës në këtë kompeticion
Joe Hart ishte pjesë e ‘ Tre Luanëve’ gjatë fazës kualifikuese, por pavarësisht se kishte dhënë kontribut që Anglia të kualifikohej ai nuk u ftua nga Gareth Southgate, transmeton Periskopi.

”Nuk do të gënjej, jam i frustruar. Pas dy viteve duke u munduar të nxjerr më të mirën nga një situatë shumë e vështirë, kjo është e rënë për tu pranuar,” ka shkruar Hart në Instagram.
”Jam i lumtur që jam aktivizuar dhe kam luajtur çdo minutë për të kualifikuar skuadrën dhe kam pasur një përfshirje shumë të rëndësishme në këtë rezultat.
”E di se çka i sjellë skuadrës, por është ajo që është. Past fat skuadra atje, lojtarët e dinë se edhe pse nuk do të jem atje, do të kem fanellën e Anglisë si fans kësaj here duke i mbështetur në tërë rrugën.Pa frikë, shkoni dhe shtypni.”/Periskopi/




