Njihuni me klubin më të vjetër në histori të futbollit që u themelua para 160 viteve (Foto)
Sheffield FC është klubi më i vjetër në histori të futbollit
Sheffield FC u krijua para 160 viteve, saktësisht më 24 tetor 1857 nga William Pres dhe Nathaniel Creswick, shkruan Periskopi.
William Pres dhe Nathanile Creswick ishin dy zotërinjë që zhvilluan rregulla dhe ligje të reja për një lojë që do të argëtonte miqtë e të gjitha moshave në komunitet.
Në vitin 1857, futbolli u bë një shpikje shumë e fortë në shoqëri, ndërsa sot është loja më e popullarizuar në botë.

Kur është themeluar liga e parë profesionale me 1885, ky klub nuk ishte mjaftueshëm i mirë për të konkurruar me ekipet e sapoformuara që kishin financa të mira dhe kështu krijoi një ligë amatore.
Duke qenë krenar për statusin si klub i vërtetë amator, Sheffield krijoi ligën amatore me më shumë se 12 skuadra, ku do të mund të merrte pjesë secili që jetonte në rajonin e Sheffield.
Gjatë gjithë historisë, klubi Sheffield FC ka luajtur gjithmonë futboll në nivel amator. /Periskopi/




