Skandal: Platini e pranon që shorti i Kupës së Botës është kurdisur (Video)
Michel Platini e ka pranuar që shorti në Kupën e Botës të mbajtur më 1998 në Francë ishte i kurdisur ku në finale do të takoheshin nikoqiri Franca me Brazilin
Ish-presidenti i UEFA-s, Michel Platini e ka pranuar që në Kupën e Botës të vitit 1998 ishte e ‘programuar’ më herët finalja ndërmjet Francës dhe Brazilit, shkruan Periskopi.
‘Gjelat’ e fituan finalen duke e mposhtur Brazilin me rezultat 3:0, por sot është zbuluar se ka pasur manipulime gjatë shortit, pasi Franca nuk do të mund të takohej me Brazilin para finales.

“Kur ne organizuam kalendarin e ndeshjeve, ne bëmë pak dredhi,” ka thënë Platini për ‘France Bleu’.
“Nëse ne do të përfundonim në krye të grupit dhe Brazili gjithashtu, në nuk do të mund ta takoheshim me ta deri në finale.
“Kur je në shtëpi, mund të përfitosh nga këto gjëra. A mendoni se të tjerët nuk kanë bërë manipulime në Kupat e Botës? A mendoni kështu? Franca-Brazili në finalen e Kupës së Botës, ishte ëndrra e të gjithëve.
“Nuk ishte e vështirë, nëse Franca është në Grupin A dhe Brazili është në … Grupi L, Grupi F, nuk e di … nëse të dy përfundojnë në pozitën e parë ata nuk mund të takohen në fazën tjetër … kjo është ajo, është e thjeshtë”./Periskopi/



