Firmino: Magjia e tij më bëri që ta dua futbollin, e kopjoj atë edhe kur festoj golat (Video)

Firmino: Magjia e tij më bëri që ta dua futbollin, e kopjoj atë edhe kur festoj golat (Video)

Roberto Firmino ka thënë se Ronaldinho e kishte bërë atë që ta dashuronte futbollin

Roberto Firmino është njëri nga lojtarët kryesor të Liverpoolit këtë edicion, ndërsa ai ka shënuar 10 gola në Champions Legaue me ‘Të Kuqtë’ që do të luajnë në finale kundër Realit më 26 maj, transmeton Periskopi.

“Unë gjithmonë kam tentuar ta kopjoj Ronaldinhon,” ka thënë Firmino.

Related image

“Ai është njëri nga të preferuarit e mi dhe e kam përcjellur shumë atë, magjitë e tij na bën ne që ta kopjojmë stilin e tij të lojës.

“A është festimi im i golave një tribut për të? Po, natyrisht. Unë e pëlqej shumë atë,”. /Periskopi/

Shpërndaje në: