Ermal Fejzullahu bëhet romantik, i bën edhe këtë dhuratë gruas (Foto)
Në familjen Fejzullahu sot ka festë.
Bashkëshortja e Ermali, Ariana, në këtë datë feston ditëlindjen, e padyshim që ka pranuar urime të shumta nga të gjitha anët, shkruan lajmi.net.
Urimet më të veçanta, ajo i pranoi nga familjarët, sidomos nga Ermali, i cili nuk i kurseu dhuratat e shtrenjeta për gruan.
Këngëtari kishte zgjedhur dhurata të markës “Louis Vuitton” për Arianën, ndërsa së fundi ajo postoi një imazh me të cilin tregoi se ka pranuar edhe një buqetë me trëndafila.
“Gjysma tjetër e imja, që më kompleton mua”, ka qenë mbishkrimi i Arianës që i kishte lënë fotografisë.




