Pamje të jashtëzakonshme nga shpërthimi i vullkanit në Hawaii
Një pensionere ka regjistruar momentin kur shpërthimi i vullkanit masiv ka përfshirë ishullin e Hawait para se ajo të evakuohet nga shtëpia e saj.
75 vjeçarja Dona Mueller nga Puna, Hawaii, vuri re se llava e kuqe kishte filluar të dalë në sipërfaqe dhe për këtë ajo nuk vonoi që të mbledh sa më shumë pamje të pa bëra ndonjëherë.
Ajo të gjitha fotot që përshkruajnë shpërthimin e vullkanit gjigand i kishte bërë nga dritarja e shtëpisë së saj, raporton “The Sun”, transmeton Periskopi.
Vullkani Kilauea në Hawaii kishte shpërthyer në fillim të javës që po e lëmë pas, ku llava kishte vazhduar të shtrihet nëpër sipërfaqen e ishullit.
Dona, e cila jeton në këtë ishull që prej vitit 1980 tha se “Kësi shpërthimesh ndodhin shumë shpesh në këtë zonë”.
Vullkani shpërtheu pranë pikave të nxehta turistike duke dërguar një tufë hiri rreth gjashtë milje lart në qiell.
Gjithashtu janë dëgjuar edhe tërmete me një shkallë magnitude prej 4, 4 në të gjithë ishullin./Periskopi/
Video:
blob:https://www.thesun.co.uk/74a24b21-73c9-4a53-b893-f2b338174ef9












