Chelsea fiton FA Cup, Hazard vendimtar në finale (Video)

Chelsea fiton FA Cup, Hazard vendimtar në finale (Video)

Chelsea ka fituar FA Cup pasi ka mposhtur me rezultat 1:0 Manchester Unitedin

Ndeshje tejet interesante u zhvillua në ‘Wembley’ ndërmjet dy skuadrave të mëdha angleze, por në fund festuan londinezët, transmeton Periskopi.

Chelsea fitoi 1:0 me golin e vetëm të shënuar nga i disponuari për lojë, Eden Hazard që realizoi nga pika e bardhë në minutën e 20-të.

United u mundua në pjesën e dytë që ta përmbyste rezultatin por në formë të mirë ishte portieri i Chelseat, Thibout Courtois. /Periskopi/

Shpërndaje në: