Xavi: Barça do të vazhdojë te ketë sukses edhe pa të, por lojtarët si ai janë unik
Xavi ka folur për mikun e tij dhe ish-bashkëlojtarin te Barcelona dhe Spanja, Andres Iniestan
Andres Iniesta do të largohet nga Barcelona për të vazhduar karrierën në Kinë apo Australi, transmeton Periskopi.
“Lojtarë të tjerë do të qëndrojnë dhe Barca do të vazhdojë që të fitojë” ka thënë Xavi
“Është e qartë që Barcelona do të vazhdojë të ketë sukses, por lojtarët sikur ai janë unik. Iniesta është shembull si lojtar dhe person”
34-vjeçari ka zhvilluar 437 ndeshje me Barcelonën duke realizuar 35 gola. /Periskopi/




