Bayerni s’ka konkurrencë në Gjermani? Ka, është Frankfurti që e mposhtë në finale të Kupës (Video)
Eintracht Frankfurt e ka mposhtur Bayern Munichun me rezultat 3:1 në finalen e Kupës së Gjermanisë
Niko Kovac po e mbyllë kapitullin e tij te Frankfurti me trofe, ndërsa nga vera e këtij viti do ta drejtojë Bayern Munichun, transmeton Periskopi.

Frankfurti fitoi 3:1 kundër Bayernit me dy golat të shënuar nga Rebic 11′,82′ dhe Gacinovic 96′, ndërsa për Bayernin në këtë takim shënoi sulmuesi polak, Robert Leëandoëski në minutën e 53-të.
Bavarezët këtë edicion duhet të kënaqen vetëm me triumfin në Bundesliga, pasi në Champions League u eliminuan nga Real Madridi në gjysmëfinale. /Periskopi/



