Interi bën gati 100 milionë euro për yllin e Barcelonës nëse kualifikohet në Champions League
Luciano Spalletti ka në plan që ta sjell Luis Suarezin tek Interi në rast se Inter kualifkohet në Champions League për sezonin e ardhshëm
Inter nesër luan ndaj Lazios dhe në rast të fitores atëherë do ta sigurojë pozitën e katërt në Serie A, transmeton Periskopi.
E në rast të kualifikimit dhe nëse shitet Mauro Icardi atëherë ‘Nerazzurët’ do të bëjnë ofertë prej 100 milionë euro për Luis Suarezin, raporton gazeta spanjolle ‘Don Balon’.
Kjo gazetë bën të ditur që edhe Liverpool është i interesauar ta rikthejë atë në ‘Anfield’ në rast se ndonjëheri nga Mane, Salah, Firmino shitet këtë verë. /Periskopi/.



