Reali e mbyll me barazim sezonin në La Liga, tani fokusi te Liverpooli (Video)
Real Madrid ka barazuar 2:2 me Villarealin në xhiron e fundit në La Liga
Zinedine Zidane hyri në këtë takim me formacionin më të mirë të duke mos pushuar yjet për ndeshjen finale ndaj Liverpoolit në Champions League, transmeton Periskopi.
Reali e nisi mirë takimin duke shënuar në pjesën e parë dy gola me anë të Bale 11′ dhe Ronaldo 32′.
Vendasit në pjesën e dytë barazuan rezultatin me golat e Martinez 70′ dhe Castillejo 85′.
‘Los Blancos’ mbyllin sezonin në La Liga në vendin e tretë me 76 pikë të tubuara pas 38 ndeshjeve, derisa më 26 maj luan në finale të Champions League me Liverpoolin. /Periskopi/



