Mane: Liverpool do të mposhtë Manchester United
Anësori i Liverpool është transferuar këtë afat kalimtar nga Southampton, duke u bërë lojtari kyq i “të kuqëve” në këtë fillim sezoni.
Mane ka folur për ndeshjen e radhes që është derbi ndaj rivalëve kryesor Manchester United, që do të zhvillohet të hënë mbrëma nga ora 21:00 dhe është shprehur se do të mposhtin ekipin e Jose Mourinhos.
“Ne do të mposhtim Manchester United,” tha Mane.
“Sigurisht, unë mendoj kështu. Ne të gjithë besojmë se do të marrim tre pikët e plota ndaj United” shtoi Mane për Dail Telegraph.
Që nga transferimi i tij në Anfield, Mane ka shënuar 3 gola në shtatë paraqitje për Liverpool. /Periskopi.com



